SPORT, 13 Mars 2022, 17:25

Panik për Armando Brojën, sulmuesi shqiptar goditet me bërryl në fytyrë

Panik për Armando Brojën, sulmuesi shqiptar goditet me bërryl

Një moment paniku ndodhi për Armando Brojën në sfidën që Sauthemptoni luajti përballë Uatfordit. Sulmuesi shqiptar u godit me bërryl nga portieri kundërshtar.

Stafi mjekësor i erdhi menjëherë në ndihmë 20-vjeçarit, i cili po vuante nga dhimbjet pas goditjes së rëndë.

Pas disa minutash vëzhgim, u vendos që lojtari të dilte nga fusha e lojës.

Vlen të theksohet se Armando Broja u fut në pjesën e dytë dhe nuk arriti ta çonte ndeshjen deri në fund.

Panik për Armando Brojën, sulmuesi shqiptar goditet me bërryl

Panik për Armando Brojën, sulmuesi shqiptar goditet me bërryl