SPORT, 13 Mars 2022, 15:48

PSG me një dorë te titulli kampion, por yjet e skuadrës vërshëllehen nga tifozët

PSG me një dorë te titulli kampion, por yjet e skuadrës

PSG ka mposhtur me rezultatin 3-0 Bordonë dhe kryeson me 15 pikë më shumë se Nisa e vendit të dytë.

Gjithsesi tifozët e kryeqytetasve nuk i kanë kursyer futbollistët e tyre, pas eliminimit nga Champions League. Vërshëllimat kanë qenë të shumta, sidomos për Nejmarin dhe Mesin.

Kilian Mbape zhbllokoi rezultatin në minutën e 24-t dhe pjesa e parë përfundoi 1-0.

Nejmar (52') dyfishoi shifrat dhe pas tij realizoi edhe mesfushori argjentinas, Lenadro Paredes (61'). Deri në fund nuk pati gol tjetër dhe gjithçka u mbyll 3-0, edhe pse Mesi goditi shtyllën.