SPORT, 13 Mars 2022, 14:00

Solidarizim me luftën, 100 familje futbollistësh ukrainas do të strehohen në Shqipëri

Solidarizim me luftën, 100 familje futbollistësh ukrainas do të

Në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së që u zhvillua në 2 mars u miratua një rezolutë. Delegatët u solidarizuan me popullin ukrainas dhe në veçanti me komunitetin e futbollit.

FSHF- ja pasur takime me zyrtarë të Federatës Ukrainase të Futbollit, ku është diskutuar mundësia e ndihmesës për popullin ukrainas në këto momente të vështira.

Si rrjedhojë FSHF-ja ka shprehur gatishmërinë për të mikpritur rreth 100 familje nda komuniteti i futbollit ukrainas, të cilët do të strehohen në Shqipëri për një afat të pacaktuar.

Po kryen diskutime për gjëra specifike si transporti, përzgjedhja dhe deri tek akomodimi.