TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot, Kategoria Superiore do të ulë siparin e javës së 25-të me tre ndeshje interesante.
Në orën 13:45, në stadiumin e qytetit të Kamzës do të zhvillohet sfida Dinamo-Kukësi.
Blutë e kryeqytetit synojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive pas suksesit ndaj Skënderbeut javën e kaluar teksa duan largimin me çdo kusht nga pozicionet e fundit të tabelës së klasifikimit, ndërsa verilindorët e Longos synojnë fitoren që i mungon prej katër ndeshjesh.
Në po të njëjtën orë, në stadiumin e qytetit të Laçit do të luhet takimi Laçi-Skënderbeu.
Kurbinasit duan suksesin që i mungon prej tre takimesh, por gjithashtu duan që të jenë përsëri në ndjekje të kryesuesve të Tiranës.
Ndërsa Skënderbeu vjen me Skënder Gegën në pankinë, i cili do të synojë fitoren që në ndeshjen e parë.
Në orën 16:45, në stadiumin “Loro Boriçi”, do të zhvillohet ndeshja Teuta-Kastrioti.
Kampionët aktualë të Shqipërisë duan suksesin e dytë radhazi, ndërsa krutanët dëshirojnë me çdo kusht tre pikët për mbijetesën.
NDESHJET E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE
