SPORT, 10 Shtator 2022, 10:17

“Është koha që ai të luaj titullar”, Pioli mendon t’i japë një shans Origit

“Është koha që ai të luaj titullar”, Pioli

Milan do të vihet përballë Sampdorias në kuadër të javës së 6-të të Serie A. Kuezinjtë do të kërkojnë të marrin pikët e plota në këtë takim, pasi në 5 ndeshje të luajtura kanë siguruar 3 fitore dhe 2 barazime.

Në këtë përballje nga minuta e marrë pritet të luajë edhe Divock Origi, teksa ka qenë vetë tekniku i kuqzinjve ai që ka konfirmuar fanellën e titullarit për sulmuesin belg.

“Mendoj se Origi do të luaj do të luajë nga minuta e parë. Është më mirë dhe ka pasur minutat e duhura për të përmirësuar kushtet e tij. Ka nevojë për të luajtur dhe është një lojtarë i madh.

Na pret një kundërshtar solid dhe i motivuar, me një identitet të qartë. Kundërshtari vjen nga një humbje që do t’i japë më shumë vendosshmëri dhe ne e dimë se çfarë na pret”, deklaroi Pioli.