TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Spanjë, kur po zhvillohej një ndeshje në kategoritë inferiore mes Lenese dhe Lealtad.
Një nga shtyllat e ndriçimit të stadiumit ka rënë dhe ka zënë poshtë një tifoz, i cili ka humbur jetën. Një tjetër është në gjendje të rënë.
Ndeshja u ndërpre pas kësaj ngjarjeje. Autoritetet policore janë duke hetuar për ta zbardhur këtë ngjarje të trishtë që ka ndodhur në Spanjë.
Gjithçka ndodhi në minutat e fundit të ndeshje, kur prej erës së fortë një shtyllë reklamimi u përplas me një nga kullat e ndriçimit të stadiumi, që ra më pas në tribunë.