TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Merr fund makthi i Françesko Flakit, i cili pas 12 vitesh pezullim për përdorim kokaine, është kthyer përsëri në fushat e vlerta. Ish-ylli i Serisë A, ku dikur shkëlqente me fanellën e skuadrave së Fiorentinës e Sampdorias, ka rifilluar futbollin nga amatorët, tashmë në moshën 46-vjeçare.
Flaki ishte pezulluar fillimisht te Sampdoria për 2 vite pasi në kontroll antidoping ishte gjetur se kishte përdorur kokainë. Ndërsa në vitin 2010, ishte pezulluar për 12 vite pasi kishte rezultuar pozitiv ndaj të njëjtës substancë teksa luante për Breshian dhe po mundohej të kthehej në futbollin profesionist. Kjo nuk ishte mënyra se si ai dëshironte të mbyllte karrierën e tij ndaj priti 12 vite që të kthehej përsëri në fushë, duke firmosur me Sinja e luajtur sot ndaj Prato 2000 në kampionatin Eccellenza.
