TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Real Sociedad ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në kampionat pasi ka mundur Granadën me rezultatin 2-0.
Vendasit ishin më kërkues dhe në pjesën e parë patën disa raste të mira, ku madje arritën të kalonin në avantazh në minutën e 36. Kapiteni i Sociedadit, Ojarzabal nuk gaboi nga penalltia. Në pjesën e dytë ata shënuan përsëri me ish-lojtarin e Barcelonës dhe Interit, Rafisnja. Mesfushori u fut si zëvendësues dhe arriti të shënonte në pak minuta.
Kjo ishte dhe një duel mes shqiptarësh me Adnan Januzajn që aktivizohet për Sociedadin dhe Myrto Uzunin për Granadën. Gjatë sfidës ata madje u përballën disa herë në dyluftime mjaft interesante.
Uzuni zhvilloi një paraqitje të mirë dhe luajti për 63 minuta.
Me këtë fitore Real Sociedad shkon në kuotën e 38 pikëve, në vendin e 6, ndërsa Granada mbetet në vendin e 16 me 24 pikë.