AKTUALITET, 16 Prill 2020, 14:56

“S’kemi zili asnjë vend”, Spaho-Ramës: Shqipëria është e fundit në Europë për ndihmën ekonomike

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit të Shqipërisë, i cili tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se vendi y në s’ka pse të ketë zili asnjë vend në botë.

Në një shënim në rrjetet sociale, Spaho shkruan se Shqipëria është e fundit, duke publikuar edhe raportin e FMN-së.

Shqipëria në mënyrë absolute është e fundit jo vetëm në rajon, por dhe në botë! Sot sipas FMN qeveria shqiptare ka anagazhuar 1,3% të GDP për ekonominë dhe grupet sociale. Dhe kjo është akoma në letër, sepse vetëm 5 mln euro janë shpërndarë për biznesin e vogël dhe fondi i garancisë është joefektiv! Edi Rama, njerëzit po vuajnë, lëri gënjeshtrat dhe propagandën!

Anullo koncesionet, ndrysho buxhetin, vendos çdo burim në funksion të mbështetjes për njerëzit dhe ringritjes së ekonomisë! Nuk ka pushtet e përfitim personal që vlen më shumë se jeta dhe mirëqenia e shqiptarëve!”- shkruan Spaho krah tabelës.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria ka bërë aq sa ka bërë çdo vend tjetër për të përballur pandeminë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku kërkoi votat për të miratuar ndryshimet në Kodin Penal, Rama tha se Shqipëria do e fitojë luftën me COVID-19 në të dyja frontet, ekonomike dhe shëndetësore.