TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, shkruan në “Facebook” se qeveria e Edi Ramës nuk ka punuar asnjë ditë për qytetarët dhe s’ka qenë asnjëherë qeveria e tyre.
Tabaku publikon një video, ku shfaqet një deklaratë e kryeministrit Edi Rama, i cili thotë “shitini jahtet dhe paguani dritat, ose shitni vilën e tretë a të katërt”, ndërsa shton se kjo ishte propagandë, pasi pak ditë më vonë ai dërgoi në Parlament një projektligj për të përjashtuar nga TVSH importin e jahteve, ndërsa nuk fal TVSH-në për bizneset në vështirësi.
Postimi:
Kjo qeveri nuk ka punuar asnjë ditë për qytetarët, nuk ka qenë asnjëherë një qeveri e tyre. Ajo ka punuar përherë për armiqtë e tregut të lirë dhe demokracisë.
Sado propaganda shurdhuese ka thërritur të kundërtën e vërteta ka treguar me gisht qeverinë e jahteve. Përditë e më shumë dhe përherë e më qartë.