TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka replikuar me deputetët e opozitës së re, në kohën kur në Kuvend po amendohet Kodi Penal, për të dënuar personat që shkelin karantinën dhe infektojnë të tjerët.
Rama, siç e ka bërë zakon në seanca të ndryshme plenare, sulmoi Rudina Hajdarin, duke thënë se ajo edhe në kushte normale flet nga hën, jo më në kushte karantine.
"Zonja Hajdari na drejtohet nga hëna edhe nga kushte normale, tani edhe në hënë edhe në karantinë, merre me mend sa bazë dhe lidhje me realitetin kanë fjalët e zonjës Hajdari.
Të ndërhyjmë në kod kur mos ketë më pandemi… Se cfarë pasojash mund të ketë ky boshllëk, këtë zonja Hajdari nuk na e thotë dhe jam i bindur, që në sinqeritetin e saj, nuk e mendon.
Nuk po hyj në ato pjesë të përsëritura të fjalimit të saj, që lidhen me personin tim, se nuk e shpjegoj dot nevojën që ka për të adresuar personin kur flet për cështje.
Është positive, që ky propozim është i mbështetur gjerësisht, pavarëisht se nga hëna ku banon zonja Hajdari, nuk kemi një sinjal pozitiv. E përshëndes për qëndrimin në hënë, pavarësishst se nga hëna nuk ka sinjale, ne do vazhdojmë do bëjmë punën dhe do mbrojmë popullin shqiptar", tha Rama.
/TPZ.al/