TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa e ka cilësuar paketën ekonomike në ndihmë të bizneseve si një tallje pasi shteti nuk u hoqi detyrimet.
Sipas Zhupës bizneset sot nuk kanë mundësi për të paguar se kanë zero të ardhura dhe madje shumë prej tyre as janë në paketën ekonomike.
Po ashtu zëdhënësja e PD akuzon qeverinë se ruan vetëm një grusht oligarkësh dhe jo biznesi teksa kujton se deri tani vetëm taksa e hapësirës publike është hequr nga Bashkia e Tiranës.
POSTIMI:
Tallja me bizneset është e dukshme! Paketa ekonomike e qeverisë nuk garanton asgjë që bizneset t`i mbijetojnë krizës.
Bizneset janë të detyruar t`i paguajne gjithcka shtetit, i cili nuk ju hoqi asnjë detyrim. Bizneset duhet t`i paguajnë edhe bashkive detyrimet, konkretisht në Tiranë është pezulluar vetëm taksa e hapësirës publike dhe ndërkohë gjithë të tjerat janë të detyrueshme për tu paguar.
Një biznes i vogël në Tiranë, që në rastin më të mirë, të dy punonjësit arrijnë të paguhen nga qeveria përseri është i zhytur në detyrime edhe pamundësi për të paguar. Ndërkohë që duhet të kujtojmë që një pjesë e mirë e biznesve as këtë nuk e përfitojnë!
Për të dy të punësuar qeveria do t`i jap sipas premtimit 52.000 mije.
Ndërsa biznesi ka ende për të paguar 111.500 lekë detyrime. Te ardhurat që ka marr biznesi janë 0 lek.
A quhet ndihme kjo?
A nuk është tallje? Po shkatërrohet ekonomia edhe qeveria po ruan vetem interesat e nje grushti oligarkesh. Biznesi ka nevoje per mbeshtetje reale.