TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Greqia zgjat ndalimin e fluturimeve për gjashtë shtete, deri më 15 maj.
Qeveria greke në bazë të gjendjes së rënduar që është krijuar nga koronavirusi, ka vendosur që të shtyjë ndalimin e fluturimeve me 6 shtete të tjera të paktën deri më 15 maj.
Lajmi është bërë me dije nga Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar ditën e djeshme se shtyrja e fluturimeve deri më 15 maj, vjen si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në Greqi.
Në bazë të njoftimit mësohet në listën e 6 shteteve me të cilat nuk lejohen fluturimet janë: Italia, Spanja, Turqia, Mbretëria e Bashkuar, Hollanda dhe Gjermania.
Ndërkohë në këtë ndalim përjashton fluturimet për avionët që transportojnë mallra, pajisje sanitare dhe humanitare. Të përjashtuar janë edhe tragetet, fluturimet shtetërore, të urgjencës, karburantit dhe ushtarake, si dhe ato nga agjensia kufitare e Bashkimit Evropian, Frontex si dhe fluturimet për të mbështetur sistemin kombëtar të kujdesit shëndetësor dhe për të riatdhesuar qytetarët grekë.
Ndërkohë autoritetet greke kanë zgjatur edhe ndalimin e përkohshëm për hyrjen e shtetasve nga vendet jo anëtare të BE, por përjashtohen këto kategori:
Punonjës të shëndetit; shtetas të vendeve të treta që kanë vizë afatgjatë në një vend evropian dhe Shengen; personel qeveritar, diplomatik, ushtarak dhe humanitar;
ekuipazhet e avionëve dhe qytetarë jo të BE që kanë marrë një leje udhëtimi nga një Konsullatë Greke.
Në rang global deri më tani rezultojnë të infektuar 2,084,022 persona dhe kanë humbur jetën 134,669 të tjerë. Ndërsa, 510,690 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19.
Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja. Virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. 21,645 qytetarët kanë humbur jetën në Itali dhe në Spanjë janë shënuar 18,812 viktima.