TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Kuvendin e Shqipërisë, është votuar ditën e sotme për ndryshimet në Kodin Penal, në kuadër të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.
Përhapja me dashje e sëmundjes infektive do të dënohet me burg nga 2 deri në 5 vite. Nëse kjo vepër ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin, deri në humbje jete, do të dënohet nga 3 deri në 8 vite burg.
Ndërsa në rastet kur virusi është përhapur nga pakujdesia, dënimi do të jetë me gjobë deri në 2 vite burg.
"Nenet që do të shtohen në Kodin Penal janë bërë më precize, ndërkohë që është përgjysmuar edhe parashikimi i ndëshkimit me burg, nga 15 vite që ishin në draftin fillestar në 8 vite sipas draftit të dakordësuar. Kështu, sipas propozimeve finale, përhapja me dashje e sëmundjes infektive, përmes kryerjes së veprimeve, apo mosveprimeve dënohet me burg nga 2 deri në 5 vjet, kur është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burg deri në 2 vite. Kur kjo vepër kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin, deri në humbje jetë dënohet nga 3 deri në 8 vite" , tha Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend.
Sipas kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, në ligj janë pasqyruar edhe rekomandimet e Presidentit Meta.