AKTUALITET, 16 Prill 2020, 13:03

DETAJE/ Beteja me sëmundjen në dy spitalet COVID, ja sa pacientë janë në terapi intensive dhe të intubuar

DETAJE/ Beteja me sëmundjen në dy spitalet COVID, ja sa pacientë


Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit, 26 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 277, në dy spitalet COVID vijon beteja me sëmundjen dhe trajtimin e personave të shtruar.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije sot se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 34 të shtruar. Pesë pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë nëntë pacientë të shtruar.

Pesë pacientë janë në terapi intensive, ndërsa tre prej tyre janë të intubuar”- theksohet Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë se sot u shënua edhe viktima e 26-te nga koronavirusi në vend.