TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas lajmit se kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka rezultuar me koronavirus, zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka njoftuar se është vetizoluar.
Lajmin e ka bërë me dije vet Osmani duke treguar se një ditë më parë ai është takuar me kryetarin e komunës së Kumanovës i cili rezultoi i infektuar.
Ndër të tjera Osmani ka thënë se ditën e sotme nuk do të jetë pjesë e Këshillit të Sigurisë të Presidentit si dhe do të vetizolohet deri të martën kur duhet t’i nënshtrohet testimit për Covid-19 sipas protokollit.
“Pas konfirmimit pozitiv për COVID-19 të Kryetarit të Kumanovës e meqë dje kishim takim në Shtabin Komunal në Kumanovë, pavarësisht se gjatë gjithë kohën kam qenë me mjete mbrojtëse personale maskë dhe doreza që epidemiologët i vlerësojnë si të mjaftueshme për tu mbrojtur, vendosa që sot mos të shkoj në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të Presidenti si dhe ti vetizolohem deri të martën kur duhet të bëhet testimi sipas protokolleve.
Kryetarit të Kumanovës i dëshiroj shërim sa më të shpejt si edhe gjithë qytetarëve të prekur dhe sa më shpejt gjithë bashkë të dalim nga kjo situatë. Qofshi shëndosh!”, shkruan zëvendëskryeministri.”- ka shkruar Osmani.