AKTUALITET, 16 Prill 2020, 14:35

Qarku Shkodër ‘vatër e nxehtë’ infeksioni/ Rasti i parë me COVID-19 në Kryebushat të Vaut të Dejës

Qarku Shkodër ‘vatër e nxehtë’ infeksioni/ Rasti i

Shkodra mbetet ende një ‘vatër e nxehtë’ infeksioni. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë qark janë konfirmuar 12 raste të reja dhe numri total i të infektuar ka shkuar në 83.

Mes të infektuarve janë një infermiere e repartit të reanimacionit në Spitalin e Shkodrës, një pacient i shtruar në këtë spital dhe një person nga fshati Kryebushat i Bashkisë Vau të Dejës. Gjendja e të infektuarve paraqitet e stabilizuar.

Shqipëria është ende në luftë me COVID-19. Deri më tani në vendin tonë rezultojnë të infektuar 518 persona, janë shënuar 26 viktima dhe 277 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasitrliu deklaroi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 24 raste të reja, pas testimit të 269 personave të dyshuar.

Mes 24 të infektuarve të rinj, gjashtë janë personel mjekësor. Harta e virusit është zgjeruar, pasi është konfirmuar me COVID-19 një person në Mallakastër.