AKTUALITET, 16 Prill 2020, 14:08

“Nuk bën teste e thotë numri është ulur”, Vasili reagon pas fjalës së Ramës në Kuvend: Është dhe mbetet ‘Babai i Rrenës’

“Nuk bën teste e thotë numri është ulur”, Vasili


Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama sot në parlament.

Për Vasilin Rama sot gënjeu pa u skuqur fare.

Postimi i plotë:

Rama genjen pa u skuqur e thote rrofsha une!

Rama nuk ju ben teste shqiptareve per COVID-19 dhe thote numri eshte i ulet,masat funksionuan dhe thote rrofsha une.

Kurba e rasteve te reja eshte teresisht e crregulluar dhe vatrat e reja cfaqen njera pas tjetres dhe ky Rama thote:” Rrofsha une”.

Rastet e reja edhe sot jane 24 aq sa ne ditet me te ngarkuara dhe ky thote “Rrofsha une”.

Rama flet per projeksione krejtesisht te rreme,pa te dhena dhe imagjinare dhe prap thote”Rrofsha une”.

Pa asnje diskutim eshte dhe mbetet “Babai i Rrenës”.