TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive dhe Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka dhënë sot disa detaje lidhur me grafikun e situatës së koronavirusit tek personat e sëmurë.
Sipas saj, kemi 52% të shëruar, ndërsa numri i vdekjeve është 5%.
“Grafiku, që tregon peshën që kjo sëmundje zë në sistemin spitalor, vetëm 11% e atyre personave që janë testuar kanë qenë të sëmurë me covid, janë hospitalizuar, pesha në sistemin shëndetësor nuk është shifra më e madhe e mundshme që prisnim, kemi 52% të shëruar.
Është një sëmundje që duhet kapur herët, por edhe shërohet.
Numri i vdekjeve është 5%, do donim të parandalonim çdo vdekje, por është sëmundje virale, emergjente e re dhe jo çdo vdekje mund të parandalohet, por në krahasim me të shëruarit numri është tepër i vogël pavarësisht se ne na dhëmb çdo vdekje që ka ndodhur”- tha Bino.