AKTUALITET, 10 Janar 2018, 18:31

Skandali i Shoqatave/ Sulejman Mema: Nuk e di nëse është regjistruar

Skandali i Shoqatave/ Sulejman Mema: Nuk e di nëse është

Pas publikimit të skandalit me Shoqatat fantazmë, të cilat u faktuan që nuk ishin regjistruar në gjykatë, vjen edhe një tjetër reagim kompromentues.

Kryetari i Shoqatës Rajonale Tiranë, Sulejman Mema, nuk është në dijeni nëse ka qenë e regjistruar. Për më tepër, shprehet edhe se është gati të votojë sërish…

Ai përfaqësonte Shoqatën Rajonale të Tiranës edhe në zgjedhjet e vitit 2010. Mema është shprehur për “Vipsport” se nuk ka informacion mbi regjistrimin e kësaj shoqate, anëtar me të drejtë votë i të cilës ishte, megjithëse sipas tij një gjë e tillë duhet të ketë ndodhur, por vetëm sipas vijës logjike.

“Në vitin 2010 jam zgjedhur nga Shoqata amatore e futbollit në Tiranë, për të pasur këtë përfaqësim. Sa i përket çështjes së regjistrimit së kësaj shoqate, nuk kam asnjë informacion. Megjithatë, nëse unë jam gjendur aty përpara disa vitesh, atëherë logjikisht kjo shoqatë duhet të jetë e regjistruar në shtet.

A do ët jem përsëri delegat? Mund të gjendem sërish këtë vit në zgjedhjet e reja për kryetarin e ri të FSHF-së, por nuk kam asnjë informacion më tepër rreth regjistrimit”, është shprehur Mema.