AKTUALITET, 10 Janar 2018, 14:12

Tragjike, vajza 17-vjeçare i jep fund jetës me pistoletë

Tragjike, vajza 17-vjeçare i jep fund jetës me pistoletë

Një 17-vjeçare i ka dhënë fund tragjikisht jetës së saj duke u vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në fshatin Tapizë të Fushë-Krujës.

Sipas të dhënave të para mësohet se adoleshentja e Esma T., është vetëvrarë me pistoletë në banesën e saj.

Ndërsa trupi i pajetë i vajzës është gjetur nga familjarët të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Deri më tani nuk dihen arsyet që kanë çuar të renë në aktin fatal, teksa kanë nisur menjëherë hetimet e policisë.