AKTUALITET, 10 Janar 2018, 17:51

Makina del nga rruga dhe përfundon në lumë, humb jetën një person. Detajet...

Makina del nga rruga dhe përfundon në lumë, humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Milot, ndërsa raportohet për një të vdekur në lumin Mat.

Sipas zëdhënësit të Policsë, automjeti tip ‘Benz’ me targë AA 272 JN ka dalë nga rruga dytësore Pllanë-Rubik dhe ka rënë në lumë, e për pasojë thuhet se ka gjetur vdekjen një person, që dyshohet se mund të jetë drejtuesi i mjetit.

Policia po punon për nxjerrjen e mjetit nga lumi, për të verifikuar nëse ka apo jo njerëz të tjerë në mjet.

/TPZ.AL/