TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy ndeshje miqësore në Antalia, dy fitore për kampionët e Shqipërisë.
Të besuarit e trajnerit të ri austriak, Peter Pakult, regjistruan suksesin e radhës, duke fituar 2-1 me përmbysje ndaj ekipit të mirënjohur turk, Bursasporit.
Golat mbajnë firmat e Eni Imamit (64’) dhe Donjet Shkodrës (70’), që të dy të realizuar në pjesën e dytë. Golin për ekipin turk e shënoi Bataja (30’).
Në ndeshjen e parë miqësore, Kukësi mundi Kaiserisporin po me rezultatin 2-1.
/TPZ.AL/