AKTUALITET, 10 Janar 2018, 16:34

I dënuar shtatë vjet për shfrytëzim prostitucioni, ekstradohet nga Italia lushnjari

I dënuar shtatë vjet për shfrytëzim prostitucioni,

I kishte shpëtuar burgut pesë vjet më parë, edhe pse për të kishte një vendim me 7 vjet heqje lirie, pasi në vitin 2013 kishte tentuar të trafikonte në Itali me qëllim shfrytëzimin për prostitucion një rumune dhe një moldave.

Arben Biçiku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese, kryer në bashkëpunim”, dhe tashmë ai ështëë ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë.

Ekstradimi i Arben Biçaku nga Milano u krye në bashkëpunim midis Interpol Roma dhe Interpol Tirana.

Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi me vendimin Penal nr. 247 datë 10.12.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje ishte dënuar me burg.

Arben Biçaku, në bashkëpunim me të afërmin e tij shtetasin E.B, ka tentuar të trafikojë në Itali me qëllim shfrytëzimin për prostitucion shtetasen rumune A.M dhe shtetasen moldave S. R.