TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti Dashamir Shehi, duke folur për rubrikën "Opinion" në News 24, ka kërkuar që Partia Demokratike të mos e bazojë aksionin e vet politik, tek mardhënia që ka me LSI-në. Sipas Shehit, PD është një parti opozitare që duhet të sjellë një alternativë të djathtë. Aksioni politik i kësaj partie nuk mund të kushtëzohet nga LSI dhe opozita nuk duhet të jetë bashkim interesash partiake, sidomos me një parti që ka qenë 8 vite në pushtet.
"Për të rrëzuar Edi Ramën kemi nevojë edhe për LSI-në, por funksioni i partisë Demokratike është tjetër. Kemi shumë ndryshime nga LSI. Përshembull, pjesa kundër korrupsionit. Ishin në qeveri këta bashkë më Edi Ramën. Ministrat e Ramës ishin të këqinj dhe këta të ndershëm? Flasim për drogën, po vetëm e ka mbjellë drogën PS-ja, appo ishin bashkë? Shumë gjëra nuk qëndrojnë në sytë e opinionit publik shqiptar. Partia Demokratike, ka funksion të sjellë të djathtën në pushtet. Zonja Kryemadhi ka qenë në qeveri prej 8 vitesh, ne kemi qenë në opozitë."
Shehi u shpreh se kryetari Basha duhet t'ua bëjë të qartë aleatëve dhe shqiptarëve, strategjinë e tij politike.
"Na duhen të gjithë aleatët për luftën kundër Edi Ramës, por kjo nuk është strategji politike. Nëse kjo eshte zgjedhja e Bashës duhet të na i thotë ne edhe shqiptarëve."
Sipas Shehit, mund të ndodhë që LSI-ja, të kthehet sërish me Ramën.
"Nesër këta kthehen prap miq, bëhen bashkë për hir të "stabilitetit". Kur ne ishim në çadër, LSI zgjodhi bashkë me zotin Rama, Presidentin e Republikës. Ftoj kolegët opozitarë të jenë më të kujdesshëm me këtë mardhënie."
/TPZ.AL/