AKTUALITET, 10 Janar 2018, 18:18

Shqiptari e ndan mendjen, vjen nga Londra në Shqipëri me ZIL

Shqiptari e ndan mendjen, vjen nga Londra në Shqipëri me ZIL

Pronari i një lavazhi makinash në Britaninë e Madhe, shqiptari Gent Jakupi dhe menaxheri i biznesit të tij, Rob Gerrish, kanë ndërmarrë një aventurë të çuditshme. Ata janë nisur nga Britania e Madhe për në Shqipëri duke përdorur një makinë ushtarake ruse.

Jakupi, i cili zotëron një lavazh automjetesh, prej disa vitesh është pronar i kamionit të vjetër dhe e shikonte atë shpesh të parkuar në oborr.

Ai thotë: Vendosëm të bëjmë një udhëtim të gjatë rrugor me makinën ushtarake ruse të prodhuar në vitin 1947, të quajtur ZIL 157. Në Shqipëri ka pasur shumë mjete të tilla gjatë sistemit komunist, po pasi sistemi ra, ato u shitën për skrap dhe qeveria nuk lejoi askënd që t'i ruante apo t'i mbante për përdorim apo kënaqësi personale. Këtë makinë do ta çoj në Shqipëri dhe do ta lë aty që të përdoret në industrinë e filmit".

Shpejtësia e mjetit është shumë e ulët, deri në 45 km/h, ndaj do t'i duhen të paktën 10 ditë udhëtim për të mbërritur në Shqipëri.

[gallery ids="54046,54045,54047,54048,54049,54050,54051"]