AKTUALITET, 10 Janar 2018, 14:27

Meta takon Izmir Smajlaj: Më shumë medalje për Shqipërinë në Vitin e Skënderbeu

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim kampionin e Evropës në kërcim së gjati Izmir Smajlaj.

Meta shkruan se i uron kampionit shqiptar më shumë medalje për Shqipërinë në këtë vit të Skënderbeut. “Të dashur miq, kënaqësi të takoja sot rekordmenin shqiptar, kampionin e Evropës në kërcënim së gjati, Izmir Smajlaj, të cilit i urova sa më shumë suksese dhe medalje për Shqipërinë në këtë Vit të Skënderbeut”, shkruan Meta.