TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qysh në krye të bie sy sesi Ministria ka radhitur një mori ngacmimesh me fjalë të ngjitura çuditshëm me njera tjetrën, si "mëkanëshkulurflokët', thua se po testonte inteligjencën e nxënësve. Ky duket se është problemi më i vogël që paraqet testi në fjalë, siç mund të shihet në vjim.
"DAR Qarku Tiranë, - shkruan Boçi, - ka shpërndarë nga dje një pyetësor për nxënësit e klasave 6-9. Përpos që gjuhësisht është me gabime skandaloze (fjalë të bashkuara), ai pëmban pyetje që kanë sjellë reagimin e fortë të prindërve. Shumë prej pyetjeve të renditura duhet të bëhen vetëm me praninë e psikologut ose të prindit dhe vetëm individualisht e jo me shkrim e kolektivisht në klasë. Por kjo nuk ka penguar formuluesit, duke i vënë kështu nxënësit në një situatë aspak të lehtë dhe jo pa pasoja në mënyrën se si do ta shohin shkollën pas kësaj.
Ndërkohë nuk është e qartë nëse këtë e ka orientuar vetë Ministria apo është iniciativë e DAR Tiranë!?"
