TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, mbajti një fjalim të stërgjatë ditën e sotme, në prezantimin e portalit "Infermierët për Shqipërinë". Edhe pse një numër i madh infermierësh nga Shqipëria po rendin të largohen nga vendi, për të gjetur punë në vendet e Europës, Rama u shpreh optimist dhe i thuri lavde të jashtëzakonshme portalit të krijuar prej tij. Kujtojmë se ky është portali i dytë që krijon qeveria, pas portalit "Mësuesit për Shqipërinë".
Sipas Kryeministrit, të gjithë infermierët e vendit do të mund të garojnë në mënyrë të ndershme dhe transparente për vendin e punës.
Kryeministri nuk harroi të përmendë tepsinë, siç bën shpesh , sa herë flet për vendet e punës në administratë, duke ja hedhur gjithmonë fajin për nepotizmin e thellë dhe emërimet politike në administratë, ish aleatit, LSI.
/TPZ.AL/