AKTUALITET, 3 Nëntor 2017, 14:48

PD do të nisë një revolucion popullor për rrëzimin e Ramës, Flamur Noka zbulon lëvizjen

PD do të nisë një revolucion popullor për rrëzimin e

 

Partia Demokratike planifikon nisjen e një aksioni mbarëpopullor në të gjithë vendin me qëllim rrëzimin e qeverisë Rama.

Lëvizja është bërë me dije nga Flumur Noka në emisionin “Debati” në Channel One të gazetarit Roland Qafoku.

Noka tha se aktualisht strukturat e PD po përgatiten për të hartuar të gjithë planin e detajuar se si do të aplikohet ky revolucion me qëllimin rrëzimin e kësaj qeverie që sipas tij e ka kohën shumë të shkurtër.

“Kapja e institucioneve shtetërore nga krimi, implikimi i qeverisë në trafikun e drogës, ekonomia në pikiatë, largimi masiv në emigracion dhe oligarkia financiare janë arsyet e mëdha që PD do të ngrihet në protesta masive që do të shndërrohen në revolucion”, tha Noka.

Noka shtoi se PD ka mbështetjen e faktorit ndërkombëtar për të arritur në qëllimin final. Ai dha edhe një shifër të frikshme për numrin e personave që janë të lidhur me grupet kriminale.

“Në Shqipëri aktualisht janë 5 mijë persona si pjesë e grupeve kriminale dhe klaneve mafioze dhe kjo nuk është kambanë alarmi por një arsye e madhe që ne duhet të kemi një qeveri antimafia dhe jo qeveri pro mafias. Ne nuk do djegim Shqipërinë, por do rrëzojmë Edi Ramën”, shtoi ai. /TPZ.al/