AKTUALITET, 24 Shtator 2018, 15:14

Shpërthim në minierën e Kalimashit, hidhet në erë shtylla

Shpërthim në minierën e Kalimashit, hidhet në erë

Shpërthim në minierën e Kalimashit në Kukës. Policia deklaron zyrtarisht se i është vendosur eksploziv dhe është dëmtuar shtylla.

“Më datë 23.09.2018, ora 23:20, në Kalimash, në vendin e quajtur ‘Boka e Kalimashit’, në një shtyllë elektrike të tensionit 10,000 kw, që furnizon me energji elektrike ish-fabrikën e Kromit “IMI”, dyshohet se kanë vendosur lëndë eksplozive, për pasojë është dëmtuar shtylla”, bën me dije policia.