TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për arrestimet e anëtarëve të grupit “Bajri” kanë shkruar edhe mediat holandeze. “De Telegraaf” pasqyron lajmin duke u referuar njoftimit zyrtar të autoriteteve ligjzbatuese.
Behar Brajoviq (Bajri) dhe Samet Halluni 34 vjeç, janë pjesëtaret e grupit “Bajri” të arrestuar në Roterdam të Holandës.
“Arrestimet në Roterdam tregojnë edhe një herë se kriminelët nga vendi ballkanik ndihen si në shtëpinë e tyre në Holandë.
Vitin e kaluar, policia ngriti alarmin për ndikimin zgjerimin e shpejtë të ndikimit të shqiptarëve në Amsterdam dhe Roterdam në veçanti”, shkruan holandezja “Der Telegraaf”.