TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas shkrimit të Tpz.al, ish nëndrejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro i cili vjen nga radhët e socialistëve, reagoi për portalin tonë, duke shpjeguar përse emri i tij kishte shpëtuar nga dosja e kallëzimit.
Tpz.al shkruajti se z. Qendro ka mbajtur një pozicion si zv. Drejtor i ARRSH-së, prej 4 vitesh dhe se ai ishte bashkëpërgjegjës për shpërdorimin e fondeve publike me vlerë 50 milion euro, për rrugën Tiranë-Elbasan. Aktualisht, prej disa muajsh, Qendro është emëruar si Drejtor i Përgjithshëm i ARRSH-së.
Por z. Qendro shpjegoi se në kohën kur ai ka qënë nëndrejtor për projektet, menaxhimin e projektit të Elbasanit e kishte nën kontroll vetë drejtori i ARRSH-së, pra Dashamir Xhika.
“Unë kam pasur vetëm rolin e sekretarit, në menaxhimin e Këshillit ndërsa auditi ka gjetur disa vendime jashtë këtij këshilli. Menaxhimi i projektit të Elbasanit e menaxhonte drejtori, Dashamir Xhika.”- u shpreh Qendro për Tpz.al.
Por tjetër version jep ish drejtori i Përgjithshëm i ARRSH-së, Dashamir Xhika, i kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre bashkë me dy nëndrejtorë të tjerë, të gjithë nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Sipas Xhikës, gjetjet e auditit janë një sulm fars, pas ai është kallëzuar penalisht për një shumë parash që nuk është paguar ende.
“Gjetjet e auditit s’janë asgjë, pasi po flitet për një dëm ekonomik një shumë që nuk është paguar. Janë ankesat e kontraktorit për vonesat e pagesave.” – u shpreh Dashamir Xhika për Tpz.al.
Ish drejtori i ARRSH-së, Dashamir Xhika akuzon gjithashtu drejtëpërdrejtë edhe zv. Drejtorin Afrim Qendro se ka qënë bashkëfirmëtar në Këshillin Teknik për rrugën Tiranë-Elbasan.
“Në vendimet e Këshillit Teknik, Qendro ka qënë bashkëfirmëtar. Por përsëri unë mendoj se nuk ka shkelje dhe se kjo është fryrë kot. Nëse ka shkelje, ai duhet të kallëzohet penalisht dhe jo unë.” – përfundoi reagimin e tij, Dashamir Xhika./TPZ.AL/