TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkim Balili, vëllai i Klement Balilit, të konsideruar si “Eskobari i Ballkanit”, për nga vëllimi i drogës së trafikuar drejt Greqisë, e konsideron atë të pafajshëm dhe është i bindur se ai do të vijë të ballafaqohet me drejtësinë shqiptare, edhe pse është në kërkim prej thuajse dy vjetësh.
Gjatë një interviste për “Report TV”, vëllai i të shumëkërkuarit Klement Balili ka folur lidhur me akuzat e shumta brenda dhe jashtë vendit ndaj vëllait të tij apo mënyrës si familja e tij dhe ai vetë i kanë përfituar pronat, lidhjet politike dhe vendimin e Policisë së Shtetit për të hequr licencat për dy kompanitë e sigurimit.
Në lidhje me resortin e shumëpërfolur, “Santa Quaranta”, Balili i “mirë”, tha kredia totale e marrë nga ‘Santa Quaranta’ është 1 milionë e 300 mijë euro dhe se “në bazë të ligjit të transparencës ajo pronë doli në shitje, unë si gjithë të tjerët mora pjesë në ankand dhe u shpalla fitues”.
“Kam fituar pronën me fitimet e firmës dhe e kam regjistruar më 2001. Nga 2001-2011 mundësitë e firmës ishin të pakta për të investuar në të dhe ju drejtova bankës, ku mora më 2011 një vlerë prej 800 mijë euro Sipërfaqja e pronës që kam është një sipërfaqe prej 30 mijë metra katror”
Sa i përket akuzave ndaj të vëllait, Bashkim Balili ka thënë se edhe akuzat ndaj Klementit, janë politike, duke sqaruar se e ka këshilluar të përballet me drejtësinë, por vëllai i tij nuk ka besim te drejtësia shqiptare, dhe se do të dorëzohet në momentin që do të ketë fakte ndaj tij.
“Po, i kam thënë dhe shprehimisht më ka thënë ‘drejtësia të bëjë punën e vet, jam i pafajshëm, në momentin që dënohem do vij të ballafaqohem me të vërtetën’”, tha vëllai i ‘Eskobarit’ për Report Tv.
TPZ.AL