TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Fier, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes hajdutëve dhe policisë, një prej grabitësve ka mbetur i vdekur edhe tjetri i plagosur.
Kështu është identifikuar një nga autorët e tentativës së grabitjes në Fier.
Personi që ka mbetur i plagosur është 37-vjeçari, Arben Muça. Mësohet se 37-vjeçari nga Puka me banim në Ndroq ka qenë i pari që ka hapur zjarr ndaj policisë. Ai ka qenë te hyrja e pallatit me kallash në dorë.
Menjëherë pas ngjarjes ai është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa personi tjetër që qëlloi me dy pistoleta mbeti vrarë.
Dyshohet se një prej gravitësve është nga Fieri, ndërsa tre nga Puka.
Aktualisht forcat e policisë kanë ngritur postblloqe për kapjen e dy autorëve të tjerë.
Çifti Muça pasi pikasën grabitësit që tentuan të hapnin derën, menjëherë njoftuan policinë.