AKTUALITET, 23 Mars 2018, 09:53

FOTO/ Aksident i rëndë në Tiranë, i riu përplaset nga një automjet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Unazës së Madhe te "Komuna e Parisit" në Tiranë.

Në aksident janë përfshirë 2 makina dhe një motor. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit i cili siç mund ta shikoni në këto foto, gjendet i shtrirë në cep të rrugës. Menjëherë është njoftuar policia dhe ambulanca të cilat janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Kujtojmë se pikërisht në këtë vend, ndodhin përditë aksidente.

aksident.jpg

aks2.jpg