TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka ndërhyrë në emisionin "Të Paekspozuarit", me anë të një lidhje telefonike, për të sqaruar zërat se ai ka lidhje me arrestimet e kryera në Bashkinë e Lezhës dhe se ai do të jetë kandidati i PS-së për kryetar Bashkie, në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Ndreu ka mohuar kategorikisht të ketë lidhje me ngjarjen, duke e quajtiru një fantazi të militantëve të sëmurë.
"Prodhim i militantëve të paditur. Është tentativë, për ta deleguar diku tjetër problemin. Problemi që shqetëson opinionin e Lezhës, është vjedhja dhe tjetërsimi i pronës. Nuk më vjen mirë që asnjë pushtetar të dënohet me burg, për një aferë të çfarëdollojshme. Nuk marr koston e askujt, i cili në ushtrimin e detyrës, mund të ketë lejuar gjëra të tilla. Po ju deklaroj, se nuk ka asnjë ndikim sado të vogël të Pjerin Ndreut në këtë histori. Janë dy persona konkret që kanë denoncuar."
I pyetur nëse ai do të kandidojë, për Kryetar Bashkie të Lezhës, Ndreu tha se ende nuk ka një vendim për këtë çështje.
"Ne do të formatojmë një nga 4-5 kandidatët dhe Bashkinë e Lezhës do ta marrim me korrektesë dhe jo me skema të tilla banale. Kjo është fantazi e disa njerëzve të sëmurë. Kandidimi nuk është shtruar si çështje. Nuk është akoma opsioni im personal. Ka disa persona që aspirojnë të kandidojnë. Nga të arrestuarit ka nga çdo krah politik, ka edhe nga gjaku im."
/TPZ.AL/