AKTUALITET, 22 Mars 2018, 22:29

Denoncuesi: Toka ime është tjetërsuar me 50 vota dhe para nën dorë

Denoncuesi: Toka ime është tjetërsuar me 50 vota dhe para

Ardian Mlika, ishte një prej denoncuesve në emisionin “Të Paekspozuarit”, i cili zotëron rreth 1 milionë m2 tokë në zonën e Kune Vain. Ai u shpreh se nga kjo tokë ka marrë vetëm 208 mijë m2, ndërsa i janë tjetërsuar rreth 300 mijë 2 tokë. Mlika denoncoi se toka i është grabitur përkundrejt votave apo rryshfeteve të ndryshme.

Ardian Mlika: Janë vjedhur dhe tjetëruar. Ne kemi një trashëgimi në Vain të Lezhës, ku me dy vendime, na ka njohur sipërfaqet 208 dynym, ndërsa pjesa tjetër është në proces të marrjes, por na e kanë tjetërsuar pronën. Sipërfaqja e tjetërsuar është janë rreth 300 mijë metër katror. Pronat i kanë marrë me 50 vota, njeri një apartament, ndërsa i treti kishte paguar pesë milion lekë dhe e morrën tokën. Shteti ma ka marrë tokën dhe shtetit do ja marrë. Po qe e nevojëshme dhe me pushkë do ta marrim tokën.

/TPZ.AL/

[gallery ids="83876,83877,83878"]