TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka qenë i ftuar në emisionin e Sokol Ballës në Vizion Plus. Por që në nisje të emisionit nuk e kurseu shfaqjen teatrale të radhës.
Për të treguar se ai është shembulli i njeriut të punës, Erion Veliaj kishte hyrë në studio me këpucë me baltë. Sigurisht që kjo nuk ishte një shpërkujdesje e tij nga nxitimi , por sajesë e paramenduar në kuadër të propagandës që bën kryebashkiaku i Tiranës.
E veçanta kësaj here ishte se në rol hyri edhe moderatori Sokol Balla, i cili gjoja si rastësisht e nis emisionin me Veliajn duke e pyetur pikërisht për këpucët me baltë.
Nga ana tjetër Veliaj tha se nuk pati kohë t’i pastronte këpucët te grimi dhe më tej foli direkt për mbjelljen e 100 mijë pemëve në Tiranë. Po të ishim ende nën komunizëm, me siguri që Veliaj do e kishte marrë titullin ‘Hero i Punës Socialiste’.
Lapsi.al