TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja e njohur, Lindita Çela, tregoi në emisionin “Të PaEkspozuarit”, dhe rastin e një prone në Jugun e Shqipërisë.
“Fillimisht konflikti është mes dy vëllezërve, dhe ka një konflikt të gjatë ligjor. Prona e zonjës është shitur dorë pas dore dhe sot kemi një nga investimet strategjike. Përfituesit janë investitorë strategjik.
Investitorët i blinin tokat aty, ndërsa aktualisht nuk blejnë më, por nënshkruajnë kontrata zhvillimore. Shumica në Jug nuk kanë mundësi, ndoshta kanë dhe frikë, pasi edhe përfituesit janë të lidhur edhe me grupe kriminale.
Nga Zverneci ka persona të vdekur që janë njohur pronarë, në Karaburun një varrmihës është pronar. Janë të viteve 2016. Po, ashtu edhe në pjesën tjetër të Jugut”, tha gazetarja e BIRN.