AKTUALITET, 22 Mars 2018, 22:09

Abuzimi me “Ranën e Hedhun”, Salvador Kaçaj: Më kanë falsifikuar firmën!

Abuzimi me “Ranën e Hedhun”, Salvador Kaçaj: Më

Gazetarja Klodjana Lala ka dhënë detaje ekskluzive nga dosja e Prokurorisë së Lezhës mbi zyrtarët e arrestuar për tjetërsim pronash në bregdetin e Shëngjinit, mes të cilëve edhe kreu i bashkisë Fran Frrokaj. Lala ka përmendur edhe emrin e Salvador Kaçajt, të cilit i është falsifikuar firma për tjetërsimin e pronës.

“Është falsifikuar gjithashtu edhe vula dhe firma e ish kreut të komunës Shëngjin Salvador Kaçaj. Shitblerja është bërë me një shpejtësi shumë të madhe. Kjo tokë është ne sekuestro dhe një nga emrat që rezulton si pronar që e ka blerë është një biznesmen”- tha Lala.

Në një lidhje telefonike, të njëjtën gjë konfirmoi edhe vetë Salvador Kaçaj.

“Më kanë falsifikuar firmën. E kam parë në prokurori, ajo nuk është firma ime.” – u shpreh Kaçaj live në emisionin “Të Paekspozuarit”./TPZ.AL/