S’kanë të ndalur “çmenduritë” e motit në Shkodrën e përmbytur nga uji.
Pas reshjeve të shiut dhe erës së fortë, qyteti është gdhirë sot me reshje dëbore.
Shkodra ndodhet në një situatë tejet kritike si pasojë e motit të keq të ditët e fundit, ku mijëra hektarë tokë janë nën ujë e shumë banorë, në zonat e thella kanë braktisur shtëpitë për mos rrezikuar jetën.