AKTUALITET, 23 Mars 2018, 09:49

Dibra e mbuluar nga dëbora, 30 cm në Peshkopi

Dibra e mbuluar nga dëbora, 30 cm në Peshkopi

Veriu i Shqipërisë është përfshirë nga një valë e ftohti e cila është shoqëruar me reshje të dendura debore.

Qyteti i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Në disa zona lëvizja duhet bërë vetëm me zinxhirë pasi aksi nacional Peshkopi-Bulqizë paraqet vështirësi në udhëtim.

Trashësia e dëborës në zonat e thella arrin deri në 70 cm, ndërsa në qytet 30 cm.