AKTUALITET, 22 Mars 2018, 21:54

Bushati: Pushtetarët përdorin fshatarët për të grabitur tokat

Bushati: Pushtetarët përdorin fshatarët për të grabitur

“Grabitja e bregdetit me ligj” është tema e emisionit “Të Paekspozuarit”, ku po trajtohen tema të ndjeshme për tjetërsimin e pronave në bregdet. I ftuar, Andi Bushati, deklaroi se pushtetarët përdorin fshatarë për të grabitur pronat publike.

Bushati: Pushteti përdor pëeshqit e vegjël për të bërë këto vjedhje. Praktika në këto vite ka treguar që është një pushtetar me shumë pushtet, që përdorin disa fshatarë për të përfituar, ky është rasti tipik në vendin tonë që ka ministër, kryetar bashkie, kryeministër që bëjnë këto skema dhe përdorin peshkun e vogël. Qenka shumë e lehtë që një falsifikator, e regjistron më lehtë tokën sesa ai që ka tokën e vetë dhe të trashëguar me dokumenta./TPZ.AL/