AKTUALITET, 20 Qershor 2019, 14:30

Sarri prezantohet te Juventusi, presidenti i Napolit e thumbon nga larg

Sarri prezantohet te Juventusi, presidenti i Napolit e thumbon nga larg


Aurelio de Laurentiis nuk mund të qëndronte pa komentuar prezantimin e Maurizio Sarrit te stoli i Juventusit. Në një prononcim për mediat, ai tha në lidhje me faktin nëse Sarri do të veshë kostum apo tuta, por edhe se si ndryshon me Ancelottin:

"Sarri është një njeri stadiumi, tribune, një që i pëlqen tifozëve. Ancelottin e konsideroj një nëpunës klubi.

Do të jetë shumë bukur të shoh Ancelottin që të mundë Juventusin në fushë. Sarri qëndron gjithmonë me tutë dhe blasfemon! Ta shoh se si do të përshtatet me stilin e ekipit të ri".

Por, si e konsiderojnë tashmë tifozët e Napolit: "Si një tradhtar të madh!".