TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe pse kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi nuk dha leje që PS-të zhvillojë në Shkodër mitingun e radhës, kryeministri Edi Rama ka vendosur të zhvillojë takimin me socialistët shkodranë sot.
Mësohet se mitingu i Ramës nis në orën 19:00 të mbrëmjes. Ndërkohë simpatizantët e PD-së do të protestojnë.
Policia e Shtetit nga ana tjetër po merr masat. Mitingu i kryeministrit Rama dhe marshimi i opozitës ka venë në gatishmëri Policinë e Shkodrës.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se nga strukturat e Policisë janë marrë masat e nevojshme për situatën që mund të krijohet dhe për këtë janë angazhuar nga të gjitha strukturat e policisë rreth 200 forca të drejtorisë vendore të Policisë Shkodër dhe FNSH.