AKTUALITET, 23 Dhjetor 2018, 15:53

Sandër Lleshaj: Policia po gjobit mjaft drejtues mjetesh, reflektoni të gjithë

Sandër Lleshaj: Policia po gjobit mjaft drejtues mjetesh, reflektoni

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, përmes një postimi i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregohen më të kujdesshëm gjatë qarkullimit me makinë.

Sipas tij, këto ditë janë gjobitur shumë prej tyre dhe është vënë re një nivel i ulët i njohjes dhe respektimit të rregullave nga drejtuesit e automjeteve.

“Ndryshimet e rëndësishme në mënyrën e kontrollit policor për qarkullimin rrugor, po nxjerrin në pah një nivel shumë të ulët të njohjes dhe respektimit të rregullave nga drejtuesit e automjeteve.

Policia ka gjobitur shumë drejtues mjetesh, që nuk kanë asnjë lloj ndjesie për vijat e bardha, për përparësinë e këmbësorëve, etj.

Kërkohet reflektim nga të gjithë. Duhet sjellje normale në rrugë, në respekt të qetësisë dhe të jetës.

Gjobat janë lajmi i keq, që sinjalizon edukim të papërshtatshëm dhe sjellje jo qytetare.

Kontribuoni për më pak gjoba dhe për më shumë qytetari dhe siguri në rrugët tona!”, shkruan Lleshaj.