AKTUALITET, 23 Dhjetor 2018, 15:44

Sfida Luftëtari-Partizani, 2 lojtarë përplasen me njëri-tjetrin, kapiteni me urgjencë drejt spitalit

Sfida mes Luftëtarit dhe Partizanit ka përfunduar me shifrat në 1-1, ku vendasit barazuan me Maldinin pas gabimit të mbrojtjes.

Pavarësisht ndeshjes me emocione, në një moment paniku përfshiu të gjithë tifozët e pranishëm në stadiumin e Gjirokastrës që nxorën rezultatin në plan të dytë, pasi një përplasje ndërmjet portierit të Partizanit, Alban Hoxha dhe kapitenit të Luftëtarit, Behar Ramadani ka bërë që ambulanca të hyjnë në fushë.

Të dy sportistët mbeten të dëmtuar ndërkohë stafet teknike kanë ndërhyrë me shpejtësi duke u dhënë ndihmën e parë.

Ambulanca mori mesfushorin e vendasve duke e dërguar menjëherë në spital, ndërsa Hoxha doli me krahun e fashuar. Në pamje të parë duken probleme serioze për të dy futbollistët.