TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Charlie Edwards shpërtheu në lot në momentin kur e kuptoi se ka fituar ndeshjen ndaj Cristofer Rosales dhe kështu ai u bë kampion në kategorinë Super Flyweight në WBC.
Charlie Edwards dje u shpall kampion bote në kategorinë Super Flyweight në WBC pasi triumfoi ndaj Cristofer Rosales me vendim të gjyqtarëve 118-110, 117-111 dhe 116-112.
Edwards këtë triumf ia dedikoi nënës së tij, e cila pas betejës me kancer qëndron në një karrocë. Por, nëna e Edwards ishte në O2 Arena të Londrës për ta shikuar djalin e tij duke u shpallur kampion bote.
“Kjo ishte për ty nënë,” ka thënë Edwards i emocionuar. “Ju gjithmonë besuat tek unë, madje edhe kur ishe e sëmurë më thoje që të mos dorëzohem dhe t’i ndjek ëndrrat.
“Më lëndon fakti kur e di se nëpër çka ka kaluar ajo dhe unë gjithmonë i kam premtuar asaj që do t’ia jap rripin,”.
“Shpresoj se do të mund të kalojë sa më shumë kohë me të dhe lutem.