TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha është talluar me ministrin e Infrastrukturës Damian Gjiknurin dhe ministren e Arsimit Lindita Nikollën, duke i publikuar një fotomontazh.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan: “Edhe ndrikull Vila me gurun e vet?!?!”.
Ku Gjiknuri shfaqet si guruja indian që u mirëprit në aeroport nga gruaja e tij, ndërsa Nikolla si një person që merr bekimin.
Kujtojmë se mediat e huaja kanë shkruar se guruja që erdhi në Shqipëri dhe u nderua nga gruaja e ministrit të Infrastrukturës, Rovena Gjiknuri, akuzohet se ka vjedhur paratë e besimtarëve.